Meghan Markle zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta befasuar Princ Harryn në ditëlindjen e tij

  • 25 maj 2020 - 09:53
Meghan Markle zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta befasuar Princ Harryn në ditëlindjen e tij

Dukesha e Sussex, 38 vjeç, ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta surprizuar Princ Harryn për ditëlindjen e 35’të të tij, shtatorin e kaluar, duke e kthyer në udhëtimin që bënë në Afrikë.

Harry e çoi Meghan për pushime në Botsvana në vitin 2016, në fillim të marrëdhënies së tyre dhe aktorja dëshiron t’i rikthejë kujtimet e këtij udhëtimi.

Sipas ‘People.com’, Meghan rikrijoi udhëtimin e tyre të kampingut me detaje, që nga tendat e deri tek çantat e gjumit.

Një burim tha: “Për ditëlindjen e Harryt, Meghan rikrijoi aventurat e tyre të kampingut në Botsvana në oborrin e shtëpisë. Është një vend që do të thotë aq shumë për ta e në veçanti për Harryn, kështu që Meghan donte ta sillte atë vend të lumtur në ditën e tij, prandaj ngriti një tendë, mori çanta gjumi, gatoi darkën dhe rikrijoi Botsvanan ku ata ranë në dashuri. “

Ata festuan përvjetorin e dytë të martesës këtë javë.

(Kosova Sot Online)