Pësoi shok septik dhe i amputuan këmbën pasi u infektua me COVID-19, aktori i famshëm sërish në gjendje të rëndë shëndetësore pas zgjimit nga koma

  • 26 May 2020 - 15:08
Pësoi shok septik dhe i amputuan këmbën pasi u infektua me COVID-19, aktori i famshëm sërish në gjendje të rëndë shëndetësore pas zgjimit nga koma

Aktori i famshëm i Brodway, Nick Cordero ka një infeksion të ri në mushkëri.

Lajmi u dha nga bashkëshortja e tij Amanda Kloots në një postim në Instagram, ndërsa informoi ndjekësit mbi ecurinë e betejës së burrit të saj me koronavirusin.

Ajo u shpreh se kjo ka qenë një javë e vështirë dhe megjithëse Cordero mori një infeksion të ri, po bëhet më mirë.

“Dita-ditës, ora-orës po bëhet më mirë. Po shkon sërish në gjendjen ku ishte para se të merrte infeksion,”- shkroi Amanda.

41 vjeçari, i nominuar për Toni, u shtrua fillimisht në spital në 30 mars me pneumoni dhe më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ai u intubua në 1 prill dhe përveç që vuante nga pneumonia, kaloi në shok septik si edhe përfundoi me këmbë të amputuar.

Image

(Kosova Sot Online)