Edhe ‘superheronjtë’ vuajnë nga ankthi, aktori i famshëm tregon si sulmet e panikut pothuajse i dhanë fund karrierës së tij
“Papritmas hobi juaj bëhet puna juaj,”- tha 38 vjeçari. “Dhe ankthi vjen së bashku me të.”
Aktori shqetësohej se roli i tij në film do të bënte që ankthi i tij të rritej.
Gjithashtu ai kishte frikë nga reagimet e njerëzve në mediat sociale në lidhje me mënyrën sesi Chris do të aktronte.
Ankthi atij i filloi në vitin 2010 ndërsa po xhironte filmin “Puncture”.
“Ishte hera e parë që nisa të kem sulme paniku gjatë xhirimeve,”– tha Evans, duke shtuar se nuk ishte i sigurt nëse aktrimi ishte gjëja e duhur për të.
Por pavarësisht kundërshtimeve të tij të përsëritura, Marvel i ofroi rolin e superheroit, të cilin Evan më në fund e pranoi.
Ai ndryshoi mendim pasi u këshillua me një terapist dhe miq të tij të cilët i thanë të mos merrte vendime bazuar në frikë.
“Ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë,”– shtoi aktori.
(Kosova Sot Online)