Përpara Kylie, Travis Scott paska dalë me Rihanna-n në mënyrë të fshehtë, por nuk është aspak i lumtur që lajmet morën dhenë!

  • 27 May 2020 - 19:23
Përpara Kylie, Travis Scott paska dalë me Rihanna-n në mënyrë të fshehtë, por nuk është aspak i lumtur që lajmet morën dhenë!

Nuk e dimë për ju, por ne nuk e dinim që Travis Scott dhe Rihanna paskan dalë bashkë në vitin 2015. Domethënë sapo e orëm vesh falë “Cosmpolitian” që ka bërë me dije lajmin dhe me thenë të drejtën nuk e dimë se pse e nxori pikërisht tani.

Travis dhe Rihanna kanë dalë bashkë në vitin 2015  në mënyrë të fshehtë që asnjë të mos e merrte vesh.

“Mos i thuaj askujt që po dal me Rihannën, askujt”, mendohet se i ka thënë Travis Scott një mikut të tij, por ja që ai me siguri nuk e ka mbajtur fjalën dhe lajme tani po qarkullojnë.

“Cosmopolitan” shkruan se Travis nuk është aspak i lumtur që këto lajme po qarkullojnë,  por nuk e dimë se si do reagojë Rihanna.

Thuhet se ka qenë një marrëdhënie e shkurtër midis tyre dhe më vonë Travis Scott u njoh me kylie Jenner në vitin 2017 dhe që atëherë ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetri dhe kanë e një vajzë ë quhet Stormi.

(Kosova Sot Online)