Bebe Rexha tregon se prindërit e saj ishin të infektuar me Covid-19

  • 29 May 2020 - 08:42
Bebe Rexha tregon se prindërit e saj ishin të infektuar me Covid-19

Në mars, Bebe Rexha tregoi se një mik i një shoku kishte ndërruar jetë pasi u infektua me Covid-19 dhe u bëri thirrje fansave të vet që të praktikojnë distancën sociale.

Ndërsa, dje ajo zbuloi se edhe prindërit e saj ishin të infektuar me koronavirus, shkruan DailyMail.

“Ata u sëmurën…dhe ishin shumë të sëmurë për tre javë, isha shumë nervoze”, tha këngëtarja 30 vjecare për shfaqjen televizive Extra.

Image

Bebe jeton në Los Angeles dhe prindërit e saj banojnë ne New York City, ndërsa ajo pranoi që e kishte menduar që të shkonte tek ata.

“Unë kam menduar të shkoj atje… të kujdesem për ta…Ata donin që unë dhe vëllai im të mos ishim atje, por më në fund ata u bënë mirë”, shtoi Bebe.

Ajo tha se kohën në karantinë e kaloi duke gatuar e duke provuar receta të reja dhe u përpjekë që të qëndronte pozitive.

30 vjecarja tani është duke punuar në albumin e ri, për të cilin tha se do t’ia vlejë.

“Unë e dua shumë këtë album, më shumë se cdo album tjetër”, u shpreh Bebe.

Image

(Kosova Sot Online)