Mos ndoshta Capital T u hodhi një kunjë të gjithë artistëve të tjerë me këtë postim?

  • 29 May 2020 - 10:28
Mos ndoshta Capital T u hodhi një kunjë të gjithë artistëve të tjerë me këtë postim?

Reperi i njohur Caputal T nuk është ndalur gjatë periudhës së karantinës, por ka sjellë këngë për të gjithë fansat e tij.

Pra, një periudhë shumë aktive për të e pse pritej e kundërta.

Ai është karantinuar në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe që nga atje ka përgatitur këngët e reja që i ka lançuar.

Për të na e bërë më të lehtë kohën në karantinë, Kapo ka sjellë këngët  “Flex” dhe “Flawless” “6oops”, “Je t’aime”, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.

Capital T i ka përmbledhur  të katërta këngët bashkë në një video dhe e ka postuar në Instagram duke treguar mirënjohjen për fansat që e kanë mbështetur.

Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendje është përshkrimi që Kapo i ka lënë videos.

Përshkrimi që Capital T bëri për videon në fakt është marrë si një kunjë e nënkuptuar për artistët e tjerë që nuk kanë publikuar këngë gjatë kësaj periudhe.

“Veç pesë muaj brenda vitit 2020 me katër super projekte pa e cek “AKULL” që ka dalë në fund të vitit 2019 / edhe pse në karantinë nuk kemi fjetur po kemi ndenjur aktivë për njerëzit që e duan artin tonë edhe janë me neve në këtë rrugëtim edhe pasi krejt e kanë ndalë prodhimin se nuk po dihet a kanë me pas sezonë, ne s’po ndalemi se dashuria jonë për të bërë muzikë nuk ndahet me sezona, se e dimë që njësoj si për ushqim e filma njerëzit kanë nevojë edhe për muzike, e zgjata pak! Në qershor gati një super projekt plus albumi ‘Skulpture’”, ka shkruar Capital T në Instagram.

Gjithsesi lajmi i mirë nga reperi është që për pak ditë, pra në qershor vjen kënga e tij e re, e cila do të jetë e pesta për këtë vit nga ai.

(Kosova Sot Online)