Pasi mohoi zërat për divorcin, Inva Mula shfaqet me bashkëshortin në publik

  • 29 May 2020 - 20:37
Pasi mohoi zërat për divorcin, Inva Mula shfaqet me bashkëshortin në publik

Sopranoja e njohur Inva Mula është shfaqur në publik bashkë me partnerin e saj Ethem Ramadani, pas shumë muajsh që kur mohoi zërat për divorc.

Inva dhe Ethemi ishin në ceremoninë e përurimit të sallës së koncerteve që mban emrin e babait të sopranos, “Avni Mula”, që ndodhet në shkollën 9-vjeçare të muzikës “Servete Maçi”.

Sopranoja u bë qendra e vëmendjes 1 vit më parë pasi u shpërndanë lajmet për ndarjen. Mula reagoi në një intervistë për “I Ftuari”, ku tregoi se lajmet nuk janë aspak të vërteta dhe janë shpërndarë me tendencë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar.

Ajo u shpreh se lajmet shqetësuan familjen e saj, dhe u trilluan në mënyrë të tillë që reagimi dukej i kotë nga ana e saj.

“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)