Kim zotohet të përdorë zërin e saj për burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm

  • 01 June 2020 - 07:12
Kim zotohet të përdorë zërin e saj për burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, e cila po trajnohet të jetë avokate dhe është e apasionuar pas reformës në burg, u zotua të flasë për George Floyd, i cili u vra tragjikisht gjatë arrestimit të tij.

Kim Kardashian është zotuar të përdorë zërin e saj për burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që vriten, shkruan Mirror.

Ajo ka folur pas vdekjes tragjike të George Floyd , i cili u vra në Minesota gjatë arrestimit të tij.

Pamjet tronditëse treguan George, 46 vjeç, të shtrirë përtokë teksa në fyt u shtrëngua me gju nga një oficer policie, ndërsa iu lut të lëshohej, duke thënë se nuk mund të merrte frymë.

Image

(Kosova Sot Online)