Ja për çfarë shume e 'shetë' fotografinë nudo Jennifer Aniston

  • 02 June 2020 - 07:43
Ja për çfarë shume e 'shetë' fotografinë nudo Jennifer Aniston

Aktorja e Friends, Jennifer Aniston është bashkuar me fotografin Mark Mark Seliger për të nxjerrë në ankand një foto mahnitëse nudo të aktores për të ndihmuar në bamirësi.

Portreti bardh e zi i vitit 1995 është një nga imazhet më ikonike të Anistonit, që tregon bukuroshen duke pozuar në mënyrë elegante duke fshehur pjesët e saj intime.

Ajo ndau një video në Instagram, ku shihet Seliger duke punuar në dhomën e errët.

Jennifer tregoi që të ardhurat nga shitjet e këtij portreti do të shkojnë në NAF Clinics, një organizatë e cila ofron testimin dhe kujdesin për koronavirus falas në të gjithë vendin.

Portrete të yjeve Leonardo DiCaprio, Billie Eilish, Dr. Dre dhe Snoop Dogg janë gjithashtu duke u shitur.

Image

(Kosova Sot Online)