“S’më ke lënë kurrë të rrëzohem”, Morena Taraku i dedikon këto fjalë mashkullit më të rëndësishëm në jetën e saj

  • 02 qershor 2020 - 10:29
“S’më ke lënë kurrë të rrëzohem”, Morena Taraku i dedikon këto fjalë mashkullit më të rëndësishëm në jetën e saj

Me anë të disa videove në ‘Instastory’, këngëtarja e njohur kosovare, Morena Taraku ka zgjedhur të falenderojë babain e saj për gjithçka ai ka bërë për të deri më tani. “S’më ke lënë kurrë të rrëzohem dhe falë teje, unë ende marr frymë si njeri, pa marrë parasysh grushtat e njerëzve të këqij nga mbrapa. Mirë më thoje, kur dikush të godet nga mbrapa, dije se ti je para tyre. Ti babë, njeri, mashkull që do doja të gjithë të kishin edukatën tënde. Ti meriton çdo gjë në këtë botë, sepse je njeriu që më fali dashurinë më të sinqertë dhe më mësove njerëzinë e kësaj bote. Të dua dhe më ka marrë malli për ty”, ka shkruar Taraku krah postimeve në ‘Instastory’.

Kujtojmë se këngëtarja i ka dedikuar gjithmonë fjalët më të ndjera babait të saj dhe se ka treguar se gëzon një raport mjaft të ngushtë me të.

(Kosova Sot Online)