Çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Zunës? Reperja lë gjithmonë vend për të dyshuar…

  • 02 June 2020 - 10:33
Çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Zunës? Reperja lë gjithmonë vend për të dyshuar…

Raporti i reperes së njohur, Loredana me ish-partnerin e saj, Mozzik, por dhe reperin e njohur Zuna ka tërhequr jo pak herë vëmendjen e mediave. Ndonëse në këngët e saj ajo i është drejtuar shumë herë Mozzik, duke i pohuar se është zhgënjyer prej tij dhe se e ka lënduar, duket se nga ana tjetër gëzon një raport mjaft të mirë me Zunën.

Duke lënë gjithmonë dyshime tek ndjekësit, Loredana ka publikuar së fundmi një llogarinë e saj një video ku shfaqet duke u fshehur pas kurrizit të reperit. Nga pamjet dyshja e artistëve duken shumë pranë njëri-tjetrit, ndonëse deri më tani nuk kanë konfirmuar asgjë lidhur me raportin e tyre.

Momentalisht Loredana ndodhet në Zvicër së bashku me vajzën e saj Hana, vend në të cilin duket se Mozzik ka mundur të takojë të voglën e tij.

(Kosova Sot Online)