Cilat janë fjalët e para që shqiptoi i vogli i Princ Harry-t dhe Meghan Markle?

  • 06 qershor 2020 - 11:38
Cilat janë fjalët e para që shqiptoi i vogli i Princ Harry-t dhe Meghan Markle?

Vogëlushi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t, Archie duket se ka nisur të shqiptojë fjalët e tij të para. Burime pranë dyshes kanë treguar për ‘Us Weekly’ se 1-vjeçari ka nisur të shqiptojë fjalë si ‘babi’, ‘mami’ dhe ‘qeni’. Po të njëjtat burime kanë treguar se Archie-t i pëlqen shumë që të luajë dhe se vëmendja e Meghan së bashku me Harry-n është përqëndruar e gjitha tek ai.

Kujtojmë se në 1-vjetorin e të voglit më datë 6 maj, Meghan ndau disa pamje të tij duke zbuluar se Archie është një kopje e Harry-t.

(Kosova Sot Online)