Bebe Rexha flet hapur se pse nuk i ecin fare punët e zemrës!

  • 07 June 2020 - 17:27
Bebe Rexha flet hapur se pse nuk i ecin fare punët e zemrës!

Bebe Rexha është një ndër artistet më të suksesshme dhe të gjithë ne mendojmë se kjo gjë e favorizon që punët e zemrës t’i ecin vaj, por mesa duket nuk qenka aspak kështu.

Së fundmi këngëtarja për “Healthy” ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj sentimentale dhe ka treguar se për momentin është single dhe nuk i pëlqen askush.

Ndërsa përsa i përket raporteve në të kaluar, Bebe tha se e di shumë mirë se pse nuk i kanë ecur lidhjet e saj dhe për këtë arsye “fajëson” famën e saj.

“Është e vështirë. Unë mendoj se të qenurit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, është shprehur për revistën.

Vlen të rikujtojmë se Bebe është kritikuar shpesh për peshën e saj dhe këngëtarja është treguar gjithnjë e sigurt në vetvete dhe në trupin e saj. Ajo gjithmonë ka dhënë mesazhe që duhet ta duash trupin tënd.

(Kosova Sot Online)