Në fshehtësi të plotë, fejohet " Doktori i mrekullive"

  • 09 June 2020 - 13:54
Në fshehtësi të plotë, fejohet

Dy aktorët e njohur turq, Taner Ölmez dhe Ece Çeëmioëlu i kanë dhënë fund beqarisë. Mediat turke bëjnë të ditur se ata janë fejuar në fshehtësi. Në fejesë ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë, për shkak të pandemisë së Covid-19. Taner Olmez është shumë i njohur nga roli i tij në serialin “Doktori i mrekullive” .

Ndërsa Ece Çeëmioëlu ka luajtur rolin e “Sulltaneshës Atike” në serialin “Sulltanesha Kosem”. Dy aktorët janë prej vitesh së bashku ndërsa në janar Taner i propozoi për martesë partneres gjatë pushimeve të tyre në Belgjikë. “Bërtita Po. Belgjika është një qytet për të cilin isha kurioz, shkova për herë të parë”-tregoi aktorja.

(Kosova Sot Online)