Mbretëresha Elizabetë paraqitet në publik për herë të parë pas izolimit

  • 13 June 2020 - 15:02
 Mbretëresha Elizabetë paraqitet në publik për herë të parë pas izolimit

Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe është paraqitur për herë të parë në publik që nga fillimi i zbatimit të masave të izolimit në Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në vijë me këshillat e qeverisë, u arrit pajtueshmëri që parada për ditëlindjen e Mbretëreshës të mos zhvillohej në mënyrën tradicionale, shkruan “Daily Mail”.

Në vend të ceremonisë tradicionale, në oborrin mbretëror u mbajt një ceremoni më e vogël dhe më e shkurtër, gjatë së cilës u respektuan në mënyrë të rreptë masat e distancimit social.

Mbretëresha u përshëndet në mënyrë mbretërore nga garda, ndërsa ceremonia u përcoll me manovra ushtarake dhe performancë muzikore.

Ndryshe, Britania e Madhe është shteti me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë dhe një ndër shtetet me më së shumti të vdekur në tërë botën.

(Kosova Sot Online)