Cili është hobi i ri i Angela Martinit?

  • 17 June 2020 - 10:07
Cili është hobi i ri i Angela Martinit?

Me foton e fundit në rrjetet sociale, Angela Martini ka treguar se tani gëzon një hobi të ri.

Modelja shfaqet me shenja në krahët e saj, por nuk e ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

“Krenare për hobin tim të ri. Mos u shqetësoni, askush nuk më ka qëlluar. Pa dhimbje ska fitore”, ka shkruar Angela krah postimit në ‘Instastory’ ku shfaqet e mbështetur diku.

Kjo foto me siguri ka ngjallur shumë kureshtje tek ndjekësit se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë Martini nuk ka zbuluar asnjë detaj.

Nuk dihet nëse modelja do e tregojë se për çfarë bëhet fjalë, por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)