“4 muaj që nuk jemi parë”! I ndau pandemia, Afrona bën dedikimin prekës për Bleron

  • 18 June 2020 - 12:56
“4 muaj që nuk jemi parë”! I ndau pandemia, Afrona bën dedikimin prekës për Bleron

Afrona Dika ka shprehur mallin e madh që ndjen për bashkëshortin e saj, Blero Muharremi, pasi çifti ka 4 muaj që jetojnë të ndarë.

Më sa duket, pandemia i ndau ata dhe për Afronën nuk ka moment më të vështirë. Në një status prekës, ajo shprehet se dashuria u ka dhënë forcë të kalojnë çdo sfidë, por sërish i mungon Blero çdo ditë e më shumë.

“Meë mungon çdo diteë e meë shumë……Mungesa jote eështeë aqeë e madhe ,Sa qeë nuk e dij se si Ta shpjegojë me fjaleë…Dashuria e forteë na Ka dheëneë forceë teë mbijetojmëë Çdo sfideë neë marteseën dhe lidhjen toneë… Janë beëreë 4 muaj qeë nuk Jemi pareë dhe meë Mungon Cdo diteë e meë shumeë… Sikur Te rilindja do teë teë beëja teë njëjtëën zgjidhje teë martohesha me Ty dhe teë ndaja jetën me Ty teë dua ”, shkruan Afrona.

Sigurisht që ky postim tepër emocional nuk mund të mos komentohej nga Blero, i cili ka shprehur gjithashtu mungesën e madhe që ndjen tani që nuk e ka pranë shpirtin e tij.

“awawaw shpirti jem  Më mungon shumë”, ka shkruar Blero në komentin e tij.

Çifti ka kohë që nuk e kanë parë njëri-tjetrin, pasi Afrona po qëndron në Zvicër ndërsa Blero në Kosovë. Dhe siç mund të kuptohet malli për njëri-tjetrin është i madh.

(Kosova Sot Online)