Fustani më i ri i veshur nga Kate Middleton kushton vetëm 69 dollarë

  • E.K /
  • 19 qershor 2020 - 17:53
Fustani më i ri i veshur nga Kate Middleton kushton vetëm 69 dollarë

Kate Middleton kohët e fundit është e zënë me paraqitjet e saj të planifikuara në Zoom dhe ajo ka përsosur kombinimet e veshjeve që përdor në thirrje me video.

Dje, Dukesha e Kembrixhit foli në një mesazh të para-regjistruar për rëndësinë e mirëqenies mendore tek fëmijët gjatë një asambleje të organizuar nga Akademia Kombëtare Oak.

Për dallim nga shumica prej nesh, të cilët nuk kemi veshje të dedikuara për këto lloj thirrje, Kate i kushton rëndësi dhe kësaj radhe ajo u vesh me një fustan me mëngë me lule blu nga ‘Marks and Spencer’ dhe i kishte flokët valë-valë.

Fustani i verës, i cila është ende në dispozicion për blerje, është vetëm 69 dollarë. Nëse ndiqni stilin e Kate, e dini se ajo ka një histori të veshjeve me çmim të përballueshme nga ‘Marks and Spencer’ si dhe vende të tilla si Zara dhe J.Crew.

Kësaj radhe, dukej sikur Dukeshka dëshironte të dukej thjeshtë dhe të përshtatej me ngjarjen duke zgjedhur këtë fustan të ëmbël me lule.

(Kosova Sot Online)