Elita Reçi fiton 'Çmimin e Publikut' në 'Netët e Klipit Shqiptar'
Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut - Elita Reçi me këngën "Zemërgur" në duet me këngëtarin Ramadan Krasniqi - Dani ka fituar çmimin e publikut si më e votuara në web në "Netët e Klipit Shqiptar" i cili u mbajtë në Ulqin, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Me këtë rast, Elita ka deklaruar: E lumtur pafund për çmimin e parë më e votuara në web (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi) “ÇMIMI I PUBLIKUT “ në festivalin “Netët e klipit shqiptar” që mbrëmë u mbajtë në Ulqin.
Faleminderit të gjithëve që kanë votuar këngën time “Zemërgur” duet me Ramadan Krasniqin - Danin!
(Kosova Sot Online)