Para se të publikohet klipi me Kidën, Mozzik ka plane të tjera

  • G.G /
  • 23 June 2020 - 14:39
Para se të publikohet klipi me Kidën, Mozzik ka plane të tjera

Para disa ditësh, Mozzik u zotua se ky vit do të ishte i tij, sepse do të sjellë vetëm hite.

Ai do të vijë në bashkëpunim me Kidën, pas suksesit që patën me “Premtime” shumë vite më parë.

“Kerkun” quhet bashkëpunimi i dytë mes tyre. Kjo këngë do të publikohet me 3 korrik dhe është finalizuar me videoklip.

Mirëpo reperi ka plane të tjera para kësaj date.

Ai po sjell një këngë të re me titull “Madonna” i cili është realizuar me videoklip dhe do të publikohet me datë 26 qershor.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

26.06.2020 / MADONA ë A jeni gati ? Seid ihr bereit ë @rzonmusic ca kena bo ë

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

(Kosova Sot Online)