Bashkëpunimi i Dafinës me Ledrin e Lumi B, zbulohet data dhe titulli i këngës
Treshja Dafina Zeqiri, Ledri Vula e Lumi B po sjellin këngën e cila pritet të jetë ndër më të dëgjuara këtë verë.
Ka ditë që po përflitet e po prezantohet kënga e cila ka bërë bashkë treshen Dafina, Ledri e Lumi.
Reperët janë mysafirë të këngës së Dafinës, e cila tashmë është konfirmuar se ka titullin ‘Aman’, për të cilën ata gjatë gjithë javës kanë bërë xhirimet për videoklip.
Ata vazhdimisht kanë postuar fotografi e momente nga këto xhirime, ndërsa sot kanë konfirmuar titullin e këngës dhe datën e publikimit, që është 1 korrik.
(Kosova Sot Online)