Ndërron jetë aktorja që magjepsi të gjithë me bukurinë e saj në Hollivud

  • G.G /
  • 29 June 2020 - 11:44
Ndërron jetë aktorja që magjepsi të gjithë me bukurinë e saj në Hollivud

Aktorja argjentinase Linda Cristal vajza magjepsëse brune e kinemasë amerikane të viteve ’50 dhe ’60, bukuria ekzotike e filmave dhe yjeve të paharrueshëm perëndimor të serialit televiziv ‘ Në kufijtë e Arizonës’ ka ndërruar jetë të shtunën e kaluar në shtëpinë e saj në Beverly Hills në moshën 89 vjeçare.

Njoftimin për vdekjen e aktores u dha nga djali i saj Jordan Wesxleer për ‘New York Time’.

Emri i saj i vërtetë ishte Marta Victoria Moya Burges dhe lindi më 23 shkurt 1931 nga një baba francez dhe nënë italiane të cilët humbën jetën nga një aksident rrugor në Buenos Aires, aksident nga i cili shpëtoi mrekullisht vetëm aktorja e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç.

Pas një karrierë të gjatë Linda u tërhoq nga skena në vitin 1985.

Ajo e filloi karrierën e saj duke aktruar në emisione udhëtimi ku u zbulua nga regjisori meksikan Miguelita Aleman.

Në katër vjet ajo mori pjesë në në nëntë filma jo shumë të njohur por mënyra e saj e aktrimit ra në sy nga kompania gjigande e filmit ‘Universal Pictures ‘ të cilët pa hezituar e bindën atë të transferohet në Hollivud ku ajo nënshkruan kontratën më studion dhe merr pjesë në filmin ‘The Comanches Saga ”(1956) me regjisor George Sherman.

Dy vjet më vonë ajo ishte e bërë e njohur për publikun amerikan dhe merr ofertën për filmin ‘Një histori për Përendimin’ gjithmonë bashkëpunim me regjisorin George Sherman.

Në vitin 1958 ajo fiton çmimin Golden Globe për aktren më të mirë në filmin ‘Linçesuar në Pairs’.

(Kosova Sot Online)