‘E kishe apo se kishte të dashur?’ Ja çfarë tregon Fifi për lidhjen me Fori Mumajesin

  • G.G /
  • 30 June 2020 - 14:12
‘E kishe apo se kishte të dashur?’ Ja çfarë tregon Fifi për lidhjen me Fori Mumajesin

Fifi nuk është nga ata emra që përmendet shpesh në faqet rozë, megjithatë, si të gjitha figurat publike nuk ka mundur të shpëtojë pa u përfolur për jetën private.

Një prej lajmeve që është përfolur shumë dhe ka zgjuar interes të madh në publik ka qenë marrëdhënia e saj me Flori Mumajesin. Gjithçka lindi nga pjesëmarrja e Fifit në videoklipin e Florit, “Ia ke bo vetes”, ku ata shfaqeshin shumë të afërt. Një marrëdhënie e diskutuar gjatë nëpër portale. “Janë apo s’janë bashkë?” – ishte pyetja që i mundoi të gjithë për javë të tëra.

Ndërsa Flori dhe Fifi thjesht e kaluan me të qeshur, duke mos e pranuar, por as mohuar si lajm. Ndërkohë që, as sot në “Në Kurthin e Piter Pan”, Fifi nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje, sepse edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë, çështja ka mbetur “e pasqaruar”.

“Florin e kishe shok se është djalë flori apo e kishe të dashur”, -ka qenë pyetja që Deoni i ka drejtuar këngëtares, e cila, më në fund, ka treguar si qëndron e vërteta.

“Florin e kam shok, sepse është djalë flori”, -është shprehur ajo.

Pra, pas më shumë se një viti e gjysmë, misteri mori fund… mes Fifit dhe Florit ka pasur thjesht miqësi.

(Kosova Sot Online)