Ja pse Dafina u grimua lara-lara në klipin e ri

  • G.G /
  • 02 korrik 2020 - 10:31
Ja pse Dafina u grimua lara-lara në klipin e ri

Treshja sollën një hit të kopsitur në të gjitha dimensionet, nga vetë kënga e deri tek videoklipi.

Vëmendjen më të madhe në aspektin vizual, si zakonisht e mori këngëtarja Zeqiri.

Por, duket se imazhi i saj i kuruar ka pasur një mesazh të cilin e ka zbuluar grimeri Arbër Bytyqi.

‘Unë dhe Dafina Zeqiri erdhëm me idenë që të përfshijmë ngjyrat më cool të ylberit dhe të festojmë këtë pamje në nderim të muajit të krenarisë së LGBT’ – është shprehur Bytyqi.

Këngëtarja Dafina Zeqiri edhe paraprakisht në vazhdimësi është shfaqur si përkrahëse e komunitetit LGBTI.

(Kosova Sot Online)