Ja ku e kishin kërcënuar Robbie Williamsin

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 08:46
Ja ku e kishin kërcënuar Robbie Williamsin

Robbie Williams ka zbuluar se së bashku me gruan e tij Ayhda Field ishin kërcënuar se do t’u hiqet koka, derisa po kryenin punë vullnetare në Haiti.

Këngëtari vizitoi këtë shtet në Karaibe me UNICEF-in në vitin 2010 pasi tërmetit që la 250.000 të vdekur dhe 1.5 milionë të pastrehë, shkruan revista MNE.

Duke përkujtuar incidentin e frikshëm për “Edge”, Williams ka thënë: “Në Haiti më kërcënuan se do të ma heqin kokën. Por, ne ishim atje për të ndihmuar”.

Williams më parë kishte folur për pasojat e tërmetit duke thënë: “Derisa po ecnim nëpër qytetin Jacmel ditën e parë, është e vështirë të shpjegohet me fjalë ndikimi i madh dhe shkatërrues që ka pasur tërmeti. Makinat ishin të shtypura, ndërsa ndërtesat e rrënuara në tërësi”.


(Kosova Sot Online)