‘Familjarisht vdesim për këtë’, Jakub ka tashmë një këngë të preferuar shqiptare

  • G.G /
  • 04 July 2020 - 15:53
‘Familjarisht vdesim për këtë’, Jakub ka tashmë një këngë të preferuar shqiptare

Bukuroshja shqiptare, Afërdita Dreshaj ka treguar gjithmonë se është një fanse e madhe e muzikës së këngëtarit të njohur, Gena.

Por përveç Afërditës, duket se Gena ka edhe një fans të huaj.

Bëhet fjalë për bashkëshortin e Dreshajt, Jakub Kindl, i cili duket se pëlqen shumë këngën më të re të Genës, “Bella Senorita”.

Afërdita ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar në makinë me Jakubin, nënën dhe motrën e saj.

“Familjarisht vdesim për këtë këngën”, shkruan Gena.

Me sa duket. Jakub përveç fjalëve në shqip, po mëson edhe këngët shqiptare dhe tashmë ka një të preferuar.

(Kosova Sot Online)