“Mezi po pres ta dëgjoni”, Ronela Hajati zbulon ‘look-un’ veror në klipin e fundit

  • G.G /
  • 07 July 2020 - 09:50
“Mezi po pres ta dëgjoni”, Ronela Hajati zbulon ‘look-un’ veror në klipin e fundit

Pak ditë më parë, Ronela Hajati tregoi se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor për të cilin ishte duke punuar.

Së fundmi ajo ka publikuar një video ku shfaqet e kuruar deri në detaje, duke treguar se po e pret me padurim publikimin e kësaj kënge.
“Aventura. Jam shumë e gëzuar për këtë projekt. Mezi po pres ta dëgjoni. Vjen së shpejti”, ka shkruar Ronela krah postimit të saj. Me siguri ky projekt do të jetë një hit i verës 2020 dhe fansat kanë treguar në komente se po e presin me padurim publikimin e saj.

(Kosova Sot Online)