Të gjithë po flasin për të fejuarin shqiptar të vajzës së regjisorit Steven Spielberg!

  • 07 July 2020 - 10:13
Të gjithë po flasin për të fejuarin shqiptar të vajzës së regjisorit Steven Spielberg!

Familja Spielberg ka një arsye të madhe për të festuar këtë fundjavë: Destry Allyn Spielberg është fejuar!

Vajza më e vogël e regjisorit të njohur Steven Spielberg e dha lajmin personalisht në mediat sociale të premten, duke konfirmuar se shumë shpejt do të martohet me shqiptarin Genc Legrand.

“Jam fejuar !!!”, njoftoi 23-vjeçarja Spielberg në Instagram.

“Jam shumë e lumtur që do ta kaloj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e mirë që kam kaluar ndonjëherë! Të dua kaq shumë @legrandgenc !!!”

Po kush është Genc Legrand?

Ai është një aktor me origjinë nga Tetova, i lindur në Zvicër, dhe i diplomuar në programin dyvjeçar konservator në Institutin e Teatrit dhe Filmit Lee Strasberg.

Dyshja kanë mbi 2  vjet që janë lidhur bashkë!

Aktori i “I Know This Much Is True” tregoi edhe unazën e fejesës në mediat sociale, duke postuar një fotografi me gurin e diamantit në dorën e të fejuarës.

Allyn, e cila hoqi mbiemrin e të atit për të ndjekur karrierën e saj në Hollywood, është një nga shtatë fëmijët e Spielberg dhe Capshaw.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

my little eggë

A post shared by Genc leGrand (@legrandgenc) on

(Kosova Sot Online)