Labi përsëri i pakënaqur me kufizimet: 'Ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë'

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 11:51
Labi përsëri i pakënaqur me kufizimet: 'Ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë'

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar pas masave të Qeverisë që të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00, duke thënë se virusi nuk njeh kohë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka pyetur nëse virusi prek vetëm gjatë natës.

“Ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë more se i lujtet njerezit sa njeri ka biznese e nio jeni ne gjendje me ju dal Zot, se Virusi nuk njeh kohë mesnatë apo ditë o hipokritë!!!!”, ka shkruar Tahiri.

Image

(Kosova Sot Online)