Pushimet ‘përvëluese’ të Dua Lipës në Karaibe, këngëtarja i vë flakën rrjetit me foto e nxehta

  • G.G /
  • 07 July 2020 - 16:38
Pushimet ‘përvëluese’ të Dua Lipës në Karaibe, këngëtarja i vë flakën rrjetit me foto e nxehta

Dua Lipa ka vënë flakën rrjetit me foto e saj të nxehta nga Karaibet, ku po pushon së bashku me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Këngëtarja shqiptare postoi foto të “nxehta” e veshur me bikini miroskopike ku vuri në pah format e saj trupore.

24-vjeçarja seksi dukej mjaft provokuese dhe joshëse, teksa shijonte rrezet e diellit.

Ylli i popit vendosi të shkonte me pushime në ishullin Saint Lucia për shkak se aktivitetet e saj muzikore janë pezulluar prej pandemisë së koronavirusit.

Ajo po shijon pushimet së bashku me të dashurin e saj model Anwar Hadid, me të cilin është në një romancë prej më shumë se një viti.

(Kosova Sot Online)