Për ditëlindjen e Feros, Arbenita i bëri surprizën më pikante dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe!

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 10:42
Për ditëlindjen e Feros, Arbenita i bëri surprizën më pikante dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe!

Fero feston ditëlindjen sot!

Reperi mbush 23 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë surpriza pafund nga miq dhe të afërm.

Por më e veçantë është surpriza që i organizoi Arbenita Ismajli, e cila e kishte menduar dhuratën pikante për ditëlindjen e partnerit.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet me një tortë me dizajn marijuante, ndërsa shkruan: “Ditëlindja e BAE”!

Modelja thuhet se ka udhëtuar drejt Feros për të qenë pranë tij në festën surprizë që iu organizua. Fansat mendojnë se ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të të dashurit.

Fero ka ndarë pak momente nga festa si dhe një nga dhuratat speciale që ka marrë për 23-vjetor, një bluzë të James Lebron!

Reperi priti ditën e lindjes për të publikuar edhe klipin e tij më të ri të titulluar “2 Pac”, i cili u prit me padurim ng fansat!

(Kosova Sot Online)