Si ka ndikuar shtatzënia e Gigi Hadid tek raporti me Zayn Malik?

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 14:27
Si ka ndikuar shtatzënia e Gigi Hadid tek raporti me Zayn Malik?

Pritja e ëmbël e Gigi Hadid ka sjellë edhe shumë ndryshime tek jeta e modeles me partnerin e saj, Zayn Malik.

Revistat e huaja kanë treguar se prej kohësh dyshja është afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin, pasi për shumë gjatë kanë shijuar qëndrimin në familjen e Gigi-t në Pennsylvania.

Burime për ‘UsWeekly’ kanë treguar se Hadid ka menduar ta kalojë thuajse gjithë shtatzëninë në fermë me të dashurin e saj.

Kujtojmë se Gigi dhe Zayn do të bëhen prindër për herë të parë në muajin shtator me një vajzë.

(Kosova Sot Online)