Aktorja Naya Rivera zhduket në një liqen, i biri 4-vjeçar gjendet i vetëm në barkë

  • G.G /
  • 09 korrik 2020 - 11:03
Aktorja Naya Rivera zhduket në një liqen, i biri 4-vjeçar gjendet i vetëm në barkë

Aktorja Naya Rivera, 33 vjeçe, e cila luajti në gjashtë sezone të “Gree” në Fox si nxitësja Santana Lopez, u zhduk  të mërkurën në mbrëmje dhe ekipet e shpëtimit kontrolluan liqenin Piru në Kaliforni, sipas Zyrës së Sherifit të qarkut Ventura.

Zyrtarët e Departamentit të Sherifit të Qarkut Ventura thonë se po kërkojnë aktoren 33-vjeçare Naya Rivera pasi gjetën djalin e saj 4-vjeçar vetëm në një varkë të mërkurën pasdite.

Ishte një anije tjetër që  e gjeti fëmijën e saj duke fjetur në barkë vetën. Anija njoftoi zyrtarët, të cilët menjëherë filluan një kërkim për Rivera me helikopterë, dronë dhe ekipe zhytjeje.

Zyra e sherifit tha që po kërkonte një viktimë të mundshme të mbytur në liqen. Një operacion aktiv i kërkimit -shpëtimit ka vazhduar tërë natën.

Sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Ventura, Rivera mori me qira një varkë rreth  orës 1 pasdite që ajo dhe djali i saj 4-vjeçar të dilnin në liqenin Piru.

Fëmija u tha hetuesve se nuk kishte pësuar gjë dhe se ai dhe e ëma po notonin, por nëna e tij nuk u fut më në barkë më pas. Nuk është e qartë se si fëmija u kthye në barkë.

Kapiteni Eric Buschow, nga Zyra e Sherifit tha se "unë nuk kam detaje akoma në lidhje me thellësinë e zonës ku u gjet varka ose cilat kushte ata po ndeshin atje."

Makina me të cilën Rivera dhe djali i saj udhëtuan për në liqenin Piru u hoq nga vendi i ngjarjes, kurse varka mbeti në ujë.

Autoritetet po punonin për ribashkimin e fëmijës me anëtarët e familjes mbrëmjen e së mërkurës.

Të martën, Rivera shpërndau një fotografi të saj dhe djalit të saj me titullin, "vetëm ne të dy", në Twitter.

Zonja Rivera filloi të luajnë filma që në moshën  4 vjeçe tek "Familja Mbretërore" dhe u shfa e ftuar në një numër shfaqjesh, duke përfshirë "Princin e Bel-Air", "Çështje të familjes" dhe "Baywatch". "

(Kosova Sot Online)