Efehan tashmë është rritur dhe surprizon mami Almedën

  • G.G /
  • 11 korrik 2020 - 13:42
Efehan tashmë është rritur dhe surprizon mami Almedën

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të ndjekur për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Ata janë prindër të një djali, të quajtur Efehan dhe na ka zbukuruar ditën me surprizën që i ka bërë mami Almedës.

Edhe pse është akoma i vogël, Efehan është kujdesur t’i dhurojë Almedës një lule, gjest ky që e ka emocionuar bukuroshen shqiptare.

“Efe ma solli”, shkruan Almeda krahas fotos.

Kujtojmë se ajo ka treguar herë pas here se dëshiron t’i mësojë Efehanit shqip dhe i flet gjithmonë për vendin e saj.

Madje sapo masat nga Covid-18 të lehtësohen, Almeda ka treguar se vendi i parë që do vizitojë është Shqipëria.

(Kosova Sot Online)