Zbulohet vlera marramendëse e unazës me të cilën djali i David dhe Victoria Backham i propozoi të dashurës

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 10:54
Zbulohet vlera marramendëse e unazës me të cilën djali i David dhe Victoria Backham i propozoi të dashurës

Brooklyn Beckham thuhet se ka shpenzuar 200,000 dollarë për unazën e fejesës me të cilën i propozoi Nicola Peltz.

Shannon Delany-Ron, Drejtor i Komunikimeve në “JamesAllen.com”, tha për “Mirror Online”: “Unaza e Nicolas duket që është një diamant smeraldi 4,5-5 karat e vendosur mbi një rreth të hollë.”

“Bukuria dhe saktësia janë shenjë dalluese e unazës së fejesës së smeraldit. Linjat e gjata të prerjes i japin gurit pamjen e tij elegante dhe të sofistikuar.”

“Unë do të thoja se vlera e unazës mund të jetë rreth 150,000 dollarë – 200,000 dollarë. Ky stil pa kohë është i preferuari mes të famshëmve. Jennifer Lopez, Amal Clooney dhe Jennifer Lawrence, të gjithë mbajnë unaza me smerald.

“Nëna e Brooklyn, Victoria, gjithashtu e do këtë stil dhe ka disa unaza të tilla në koleksionin e saj të gjerë të unazave të fejesës”.

Image

(Kosova Sot Online)