‘Të do vjehrra shumë’, këngëtarja shqiptare ia vë syrin Ajkës për të birin

  • G.G /
  • 14 korrik 2020 - 13:28
‘Të do vjehrra shumë’, këngëtarja shqiptare ia vë syrin Ajkës për të birin

Vogëlushja e Besit dhe Xhensilës, Ajka ka festuar ditën e djeshme 2-vjetorin. Prindërit i organizuan një super festë, pamjet nga e cila i publikuan këtë të Hënë në Instagram.

Xhensila ka ndarë me ndjekësit një grup fotosh dhe Ajka ka marrë shumë urime për ditën e saj të veçantë. Në sy ka rënë komenti i këngëtares Gjira Kajtazi, e cila që tani ia ka vënë syrin Ajkës për vogëlushin e saj, Maëlin.

“Urime për Ajkën-të don vjehrra shumë moj llokum i vogël”, i ka shkruar Gjira. Ndërkohë Xhensila i është përgjigjur se është shumë herët për t’ia filluar nga hallet. “Hahahha të griva! Mos m’i fillo hallet kaq shpejt”, ka replikuar ajo.

(Kosova Sot Online)