Luana ia 'mësyn' Amerikës Latine për këngën e re

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 08:03
Luana ia 'mësyn' Amerikës Latine për këngën e re

Luana Vjollca bashkëpunim me yllin e muzikës latine?!

Ylli i muzikës latine, Jay Santos, momentalisht po qëndron në Tiranë.

Këtë e ka zbuluar vetë artisti në rrjeteve sociale, përmes postimeve të shumta nga kryeqyteti shqiptar.

Ardhja e tij duket të ketë një arsye, pasi në njërën nga publikimet e tij shfaqet Luana Vjollca dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Arbër Bytyqi.

Sa i përket arsyes së takimit nuk është zbuluar asgjë nga artisti e as nga Luana por kanë qenë fansat e shumtë të bukuroshes shqiptare që kanë aluduar për një bashkëpunim muzikor mes tyre.

Nëse kjo realizohet, do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për Luanën, e cila sapo ka bërë një vit nga bashkëpunimi tjetër ndërkombëtar me artistin Faydee.

Artistja seksi ka kohë që ka paralajmëruar projekt të ri dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë bashkëpunim.

Image

(Kosova Sot Online)