Pasi dogji rrjetin me “Madonna”, Mozzik sjell hitin e radhës

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 10:02
Pasi dogji rrjetin me “Madonna”, Mozzik sjell hitin e radhës

Pasi dogji rrjetin me “Madonna” dhe “PP” në bashkëpunim me Kidën, Mozzik e çoi në një nivel tjetër shprehjen “s’keni parë gjë akoma” dhe është gati sërish të thyejë të tjera rekorde.

Reperi i sukseshëm sapo ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “Baby” dhe nëse po prisni të ishte në shqip, jo, kënga është gjermanisht dhe duket mjaft ritmike. Reperi si gjithmonë ka ditur si të godasë.

Kjo është kënga e dytë e albumit MozzArt, i cili del më 31 korrik.

Po ashtu, Mozzik do sjellë edhe një bashkëpunim tjetër me Kidën të titulluar “Kërkun” dhe mesa kemi dëgjuar do jetë pa videoklip.

Duket se kjo është vera e reperit, i cili gjatë karantinës ka derdhur në vargje e nota të gjithë frymëzimin e tij dhe po surprizon çdo javë fansat me projekte të reja.

Deri në fund të kësaj vere, ku i dihet sa këngë të reja mund të vijnë nga Mozzik!

(Kosova Sot Online)