Reperi i njohur gdhend në trup familjarët e tij

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 14:22
Reperi i njohur gdhend në trup familjarët e tij

Drake ka zbuluar të gjitha tatuazhet që mban në trup dhe na duhet të themi se janë një tribut i të gjithë njerëzve më të rëndësishëm që kanë ndikuar në jetën dhe karrierën e tij.

Reperi 33-vjeçar – emri i plotë i të cilit është Aubrey Drake Graham – tregoi koleksionin e tij të madh të tatuazheve gjatë pushimeve në Barbados ku u fotografua pa bluzë në plazh.

Dhe le të hyjmë direkt në temë, pjesën më të madhe të trupit të tij e zinin njerëzit më afër zemrës, si familja, nga xhaxhai te gjyshja apo nëna e reperit.

Por reperi nuk kishte harruar as producentin e tij apo mentorin Lil Wayne si dhe idhujt e tij Aaliyah dhe këngëtaren britanike Sade.

(Kosova Sot Online)