“Desh vrava vajzën time”! Kanye West shpërthen në lot pas nisjes së fushatës presidenciale dhe ka dhe dy fjalë për divorcin me Kim Kardashian

  • G.G /
  • 20 July 2020 - 11:55
“Desh vrava vajzën time”! Kanye West shpërthen në lot pas nisjes së fushatës presidenciale dhe ka dhe dy fjalë për divorcin me Kim Kardashian

Kanye West ka thënë se nëse gruaja e tij Kim Kardashian vendos të ndahet me të, ai do ta pranojë në paqe këtë vendim.

Në nisjen e tubimit të parë presidencial në Karolinën e Jugut të dielën, reperi mbajti një fjalim mjaft emocional dhe disi të çuditshëm, ku foli për qëndrimin e tij kundër abortit dhe eksperiencën personale.

43-vjeçari zbuloi se ai dhe Kim, 39 vjeç, e konsideruan abortimin e vajzës North, që tani është 7 vjeç.

“Unë gati vrava vajzën time”, u shpreh reperi në fjalën e tij. “E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”.

Pasi shqyrtuan opsionet e tyre, West zbuloi se ata vendosën ta mbanin vajzën pasi Zoti i dërgoi një mesazh teksa po punonte në laptopin e tij në Paris.

“Ekrani im u bë bardhezi. Dhe Zoti tha: “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Dhe unë e telefonova partneren time dhe i thashë: “Do ta mbajmë këtë fëmijë”.

West shtoi se nëse gruaja Kim do të divorcohej nga ai pas pretendimeve për abortin, ai do të ishte në paqe pasi ata sollën në jetë North-in.

“Edhe sikur gruaja të më divorconte pas këtij fjalimi, ajo solli në jetë North-in kur unë nuk doja”, tha Kanye.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, West bëri me dije se nëna e tij e ndjerë Donda e shpëtoi atë duke i rezistuar kërkesës së babait të tij për ta abortuar.

Kim ende nuk ka folur në lidhje me këto deklarata të bashkëshortit të saj në mediat sociale.

Kim mirëpriti vajzën North, më 15 qershor 2013. Çifti ka 4 fëmijë, North, Saint, Chicago, dhe Psalm, 14 muajsh.

West shpalli kandidaturën e tij në fillim të këtij muaji në një postim në Tëitter për Ditën e Pavarësisë. Pak kohë më parë u tha se ai do të tërhiqej nga gara presidenciale, por jo!

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/07/19/3819737797441177904/640x360_MP4_3819737797441177904.mp4

(Kosova Sot Online)