Pa pikë ‘makeup-i’, Agnesa Vuthaj shfaqet më natyrale se kurrë
Ish-Missi Agnesa Vuthaj është një nga vajzat më simpatike të ekranit. Megjithatë që në fillimet e saj dhe deri tani, Agnesa i ka qëndruar besnike ‘look-ut’ natyral dhe pamjes së saj të freskët. Por a e kishit parë ndonjëherë Agnesën pa pikë ‘makeup-i’?
Ajo ka ndarë së fundmi një foto nga plazhi ku shfaqet më e thjeshtë se kurrë. Edhe kështu, Agnesa shkëlqen dhe duket mjaft e bukur. Vajzat e ekranit shpesh e tregojnë veten pa filtra dhe makeup për të dhënë mesazhin e veçantë se jo çdo gjë në ‘Instagram’ është ashtu siç duket.
(Kosova Sot Online)