Young Zerka flet për dashurinë e parë, ndërsa për Ronelën…

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 09:59
Young Zerka flet për dashurinë e parë, ndërsa për Ronelën…

Young Zerkës ka qenë në Korçë, ku ka rrëfyer të gjitha kujtimet që e lidhin me qytetin e tij të lindjes. Këngëtari Zerka ka treguar edhe për historitë e tij të para të dashurisë.

“Unë kam ikur i vogël nga Korça. Dashuriçkat e para i nisa jashtë, por edhe këtu kam kujtime. Vajzat që kishim qejf i kishim nëpër lagje dhe shkolla”, ka thënë Zerka.

I pyetur nëse e ka parë ndonjëherë vajzën për të cilën ka përjetuar emocionet e tij të para, Zerka ka thënë se ajo ka ikur në Amerikë. Megjithatë ai ka treguar edhe mënyrën si i ngacmonin vajzat asokohe. “Ju hidhnim aeroplanka ku shkruanim diçka, sepse atëherë nuk kishte as Facebook as Instagram”, ka rrëfyer Zerka.

Ndërsa përsa i përket historisë së tij më të përfolur të dashurisë me Ronela Hajatin, me të cilën ndan aktualisht të njëjtin label, ai ka preferuar të mos përgjigjet duke shijuar pamjen e mrekullueshme të malit të Moravës.

(Kosova Sot Online)