Një ditë pasi konfirmoi shtatzëninë, Nicki Minaj fotografohet nga paparacët siç nuk e kishit parë

  • G.G /
  • 22 July 2020 - 11:34
Një ditë pasi konfirmoi shtatzëninë, Nicki Minaj fotografohet nga paparacët siç nuk e kishit parë

Një ditë më parë, reperja e njohur, Nicki Minaj konfirmoi lajmin e shtatzënisë me fotot më të bukura ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, të cilin ishte munduar ta fshihte deri më tani.

Fill pas këtij momenti Minaj është fotografuar për herë të parë në një ditë të zakonshme të saj e veshur me pantallona sportive dhe një bluzë të zezë. Paparacët e kanë “fiksuar” menjëherë këtë moment duke bërë që fotoja të bëjë xhiron e rrjetit.

Me siguri Nicki nuk do të kujdeset aspak në javët në vazhdim për të fshehur barkun pasi të gjithë e dinë se ajo dhe partneri i saj, Kenneth Petty po presin fëmijën e tyre të parë.

(Kosova Sot Online)