Melinda tregon kur publikohet kënga e saj e re

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 08:30
Melinda tregon kur publikohet kënga e saj e re

Melinda po rikthehet me këngë të re.

Melinda Ademi sot bëri të ditur që ka finalizuar këngën e saj të re dhe se pritet që të publikohet shumë shpejt.

Së fundi, këngëtarja ka postuar disa fotografi të shkëputura pikërisht nga videoklipi i kësaj kënge, në të cilën erdhi joshëse e veshur në të zeza.

Përmes atyre fotografive, Melinda njoftoi fansat se kënga e saj e re bashkë me videoklip me titull “Nashta” do të publikohet sot  (e premte).

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Melinda Ademi për fansat e saj.

(Kosova Sot Online)