Nëna e Kim thyen heshtjen pasi Kanye West e quajti “Kris Jong-Un”

  • G.G /
  • 24 July 2020 - 12:07
Nëna e Kim thyen heshtjen pasi Kanye West e quajti “Kris Jong-Un”

Kris Jenner injoron pretendimet e fyerjes nga dhëndri i saj.

Kris Jenner ka thyer heshtjen e saj në rrjete sociale mes dramës që rrethon dhëndrin e saj Kanye West, i cili e markonte atë si ‘Kris Jong-Un’, shkruan DailyMail.

Por nëna e vajzave Kardashian, 64 vjeçe, nuk është prekur nga ato që i tha Kanye, përkundrazi e ka injoruar plotësisht.

Në Instagram, ajo të mërkurën në mbrëmje postoi një video të shkurtër, për të treguar një dërgesë që ka marrë,

Ushqimi ishte dërguar nga Beignet Box, një furrë buke në Los Angeles, e cila është afër vendit ku jeton në Calabasas.

Në sfond të videos dëgjohej muzika, teksa Kris tregoi se po e shijonte një mbrëmje në shtëpi.

Ajo ka qenë e heshtur në internet pasi Kanye bëri bujë me deklaratat gjatë kësaj jave, ku përmendi atë dhe gruan Kim.

(Kosova Sot Online)