Në dekadën e 6-të të jetës, për herë të parë Eli Fara guxon me bikini

  • 03 August 2020 - 13:16
Në dekadën e 6-të të jetës, për herë të parë Eli Fara guxon me bikini

Hera e parë që  Eli Fara shfaqet me bikini në rrjete sociale.

Ishte e bija, Marina Fara që publikoi një foto ku nënë dhe bijë shfaqeshin me bikini.

 Eli, e cila këtë vit festoi 53- vjetorin, duket shumë në formë e veshur me bikini të bardhë.

Edhe kur kishte ditëlindjen, përveç urimeve, nuk munguan edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre kishte nga ata që shkruanin me pak humor se, “Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”.

Madje, të tjerë komentues konstatuan se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.

(Kosova Sot Online)