Dani feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

  • E.K /
  • 05 gusht 2020 - 10:32
Dani feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

Këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani, për vite me radhë vazhdon të sjell projekte të reja muzikore.

Me këtë datë, artisti mbush plot 62 vjet jetë, ndërsa gëzon karrierë të pasur me shumë hite në muzikë. Me rastin e ditëlindjes, Dani ka pranuar urime të shumta, nga familjarë, miq e fansa.

Artisti para pak kohe i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër, ndërsa tani ka deklaruar se është mirë me shëndet.

Dani së fundi është komentuar për një deklaratë lidhur me koronavirusin, ku tha se nuk beson që po vdesin njerëz nga ky virus, ngase virusa ka pasur çdo herë.

(Kosova Sot Online)