“Të don nini ty shumë”, nëna e Ledrit i shkruan mesazhin e ëmbël Sarës

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 12:48
“Të don nini ty shumë”, nëna e Ledrit i shkruan mesazhin e ëmbël Sarës

Ditën e djeshme, e dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha ka postuar një foto ku tregon strijat në pjesën anësore të kofshëve. Ajo ka treguar se këto strija nuk i janë krijuar për shkak të shtatzënisë, por janë pasojë e luhatjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.

Ajo, madje i ka këshilluar të gjithë të ndihen mirë në lëkurën e tyre, siç ndihet dhe vetë.

E duket se kjo gjë nuk i ka shpëtuar as mamit të Ledrit, Xheraldinnës, e cila i ka dërguar një mesazh mjaft të ëmbël duke i treguar mbështetjen e pakushtëzuar.

“Ti duaje trupin tënd ashtu si është me strija, pa strija…me çka do që ka se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë një gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetën dhe jo për ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë!”, i ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)