‘Je më pjeshkë se...’ ,ja çfarë i thotë Gjiko, Elitës para prindërve

  • 06 August 2020 - 11:12
‘Je më pjeshkë se...’ ,ja çfarë i thotë Gjiko, Elitës para prindërve

Gjiko dhe Elita prej disa ditësh kanë nisur pushimet dhe bashkë me ta ndodhen edhe prindërit e reperit.

Së fundmi Gjiko ka publikuar dhe disa momente me ta duke darkuar.

Në një video shihet moderatorja duke ngrënë një pjeshkë, ndërsa Gjiko nuk ka nguruar t’i bëjë një kompliment në sy të prindërve të tij duke e vënë në siklet.

“Pasha shpirtin e kësaj nane dhe të këtij babe, je më pjeshkë se ajo pjeshkë që po ha”, shprehet Gjiko.

Ndërkohë, Elita vihet në siklet dhe ia kthen: “Posi more, para nanës dhe para babës…”, teksa prindërit e tij shpërthejnë në të qeshura. 

(Kosova Sot Online)