Bebe Rexha duhet t’i nënshtrohet një operacioni

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 11:05
Bebe Rexha duhet t’i nënshtrohet një operacioni

Bebe Rexha tash e disa ditë ka probleme me frymëmarrje, kjo për shkak të një aksidenti të pësuar ku këngëtarja mbeti me hundë të lënduar.

E gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë pasi, artistja nga Dibra ka infektuar sinuset, dhe bën të ditur se duhet të i nënshtrohet një operacioni tani.

“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime, sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve”, tha Bebe Rexha.

(Kosova Sot Online)